Tedi Blushi i kthehet Mero Bazes: Je i kapur në flagrancë! Mos iu fshih mashtrimit publik të Gazetës Tema
Zëdhësi i Kreut të Shtetit, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me lajmet e rreme të botuara nga Gazeta Tema, me botues Mero Bazen, për aktivitetet e Presidentit të Republikës.
Në një mesazh në Facebook, drejtuar Mero Bazes, Tedi Blushi shkruan “je i kapur në flagrancë dhe çdo pretendim tjetër, të bën edhe më qesharak në sytë e lexuesve, por edhe të atyre, që të keqpërdorin pa mëshirë!”
Postimi i plotë i zëdhësit të Presidentit, Tedi Blushi në Facebook:
Zoti Mero, mos iu fshih mashtrimit publik të Gazetës Tema!
Je i kapur në flagrancë dhe çdo pretendim tjetër, të bën edhe më qesharak në sytë e lexuesve, por edhe të atyre, që të keqpërdorin pa mëshirë!
Presidenti Meta të dha sot një mundësi, që ti të ndërgjegjësohesh dhe të hapësh sytë, që për një gazetar të racës tënde, është e papranueshme, që Rilindja ta keqpërdorë deri në këtë nivel poshtërues.
Konkretisht, “Tema” jote, në shkrimin e datës 21 shkurt 2021, me titull “Ilir Meta, takime të fshehta për të nxjerrë LSI-në nga llumi.”, pretendon se Presidenti i Republikës ka zhvilluar një takim të fshehtë, me përfaqësues të moshës së tretë në Jug, për ringritjen sipas saj të LSI.
Në fakt, takimi, që i referohet fotoja e publikuar nga “Tema”, është zhvilluar në datën 18 janar 2021, pra një muaj më herët, si dhe është bërë publik, nga vetë Presidenti Meta.
Takimi nuk ka qenë i fshehtë, fotot janë publikuar nga Kreu i Shtetit dhe siç mund ta verifikojë çdo shqiptar, nuk ka lidhje as me LSI, as me takime të moshës së tretë në Jug, por me komunitetin dhe rrugën e Selenicës.
Je i kapur me fakte në mashtrim, siç e ka kapur më herët “Tema”-n edhe Parlamenti Europian, që e ka stampuar në ballë me vulën “Fake News”, si gazetën kampione më të pabesueshme në kontinent.
Çdo pretendim tjetër nuk i ka hije një gazetari të stofit tënd.
Edhe ne na vjen shumë keq kur të shohim në këtë gjendje të mjerë, por fakti është fakt!
Zoti Mero, edhe pse jemi të bindur se autori i shkrimit nuk je ti, sepse ti je një gazetar shumë serioz dhe për të tillë të njohin të gjithë shqiptarët, por si botues, kërko falje për këtë mashtrim publik dhe mos i lejo më të të venë në lojë deri në këtë nivel, duke të bërë shembull kontinental!
Nëse nuk i ndalon dot, të jesh i bindur se në referendumin e 25 prillit, shqiptarët do votojnë për të të shpëtuar edhe ty edhe gazetarët e racës tënde nga pengmarrja e Rilindjes, që parimet, brishtësinë dhe sinqeritetin tuaj, i trajton si dobësi dhe objekt për telendisje publike.
Përshëndetje revolucionare!
Zoti Mero, mos ju fshi mashtrimit publik të Gazetës Tema!
Je i kapur në flagrancë dhe çdo pretendim tjetër, të bën edhe…Posted by Tedi Blushi on Monday, February 22, 2021