Tedi Blushi: Pesë fakte që duhen mbajtur mend për karrierën e Ramës me kullat në Tiranë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka nxjerrë sot ato që ai i quan fakte që duhen mbajtur mend për karrierën e Ramës me kullat në Tiranë.
Postimi i plotë i Tedi Blushit në Facebook:
PESË FAKTE QË DUHEN MBAJTUR MEND PËR KARRIERËN E EDI RAMËS ME KULLAT NË TIRANË.
👉 FAKTI 1⃣: Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë”.
👉 FAKTI 2⃣: Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.
👉 FAKTI 3⃣: Dihet botërisht se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri Edi Ramës për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.
👉 FAKTI 4⃣: Në vitin 2014, OSBE e akuzoi Edi Ramën se ka një pasuri të paligjshme 200 milionë euro të krijuar kryesisht nga lejet e ndërtimit në Tiranë.
👉 FAKTI 5⃣: Përgjimet e Anfimafias Italiane nxorën zbuluar Edi Ramën dhe Larvën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, si autorët e betonizimit të kryeqytetit, duke e shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave nëpërmjet kullave, që qelben era mafie.
📌 Edi Rama nuk është “faturino” që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë.
Ai është investitori dhe përfituesi kryesor!