Tedi Blushi tallet me Ballën: Lere kalemin, shtrëngo kallamin! Presidenti do respektojë vetëm Kushtetutën
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla për marrëveshjen me detin. Blushi risjellë dhe njëherë në vëmendje deklaratën e kreut të shtetit, i cili tha një ditë më parë se për paktin me Greqinë do të respektojë vetëm Kushtetutën.
Ndërsa nuk e kursen ironinë ndaj zyrtarit të PS-së duke i publikuar një foto ku Balla shfaqet duke peshkuar.
Reagimi i plotë i Tedi Blushit:
“Mos u tallni me Tao Taon!
Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.
Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS.
Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.
Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao!
Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë!
Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!”.
Lexoni edhe…
- Qëndrimi zyrtar i PD për marrëveshjen me Greqinë: Nuk ka transparencë nga ana e qeverisë
- Ngjela: Rama shet detin për t’u shpëtuar krimeve. Z. Ruçi, kujtoja kush është Avni Rustemi
- Greqia: Qeveria “Rama” pranoi kërkesën tonë për shtrirjen e kufirit detar në 12 milje
- Diplomati Shaban Murati: Një pyetje e thjeshtë për filogrekët në Tiranë …
- Paloka: Kur marrëveshja ishte 6 milje Rama tha u shit deti, sot që Greqia po merr 12 milje e quan të drejtë
- Eksperti Osman Metalla: Duhet të mbrojmë çdo cm katror të hapësirës sonë detare
- Rama replikon me Presidentin për kufirin detar: Kushtetuta jonë nuk ka punë me Greqinë