Tek ”Shefqet Ndroqi” nga 190 pacientë, 50 janë të prekur nga Covid-19
Situata me pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, vijon të mos jetë e mirë. Sipas informacioneve, në spitalin Covid 2 (Shefqet Ndroqi) vazhdojnë të janë të shtruar rreth 190 pacientë, ku 50 prej tyre janë pozitiv me Covid-19 ndërsa pjesa tjetër janë negativë por me probleme pulmonare. Tek spitali Infektiv janë rreth 90 pacientë pozitivë dhe negativë. Spitali Covid 3 pritet të hapet në shtator me 40 shtreter.
Një ndër emrat qe flitet se do të drejtojë Covid 3 është Arjan Harxhi. Mjekët që shërbyen në Itali janë duke shërbyer në spitalet Covid, ndërsa pritet që edhe një pjesë tjetër të shkojnë për shërbim në këto ambiete pasi kanë eksperience.
Ministria e Shëndetësisë, do ti dërgojë një kërkesë Universitetit të Mjeksisë për të hapur një grup specializantësh per trajtimin e rasteve me Covid-19. Ishte parashikuar të krijohej në mars, por kushtet aktuale e kanë nxitur për t’u hapur në perudhën shtator-tetor.