Teksa Veliaj fliste në Këshillin Bashkiak, Bashkia e Kavajës kryen një pagesë për inceneratorin! Hutohen këshilltarët e opozitës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak një pagesë prej 122 mln lekësh që Bashkia e Kavajës kishte bërë në datën 22 gusht për inceneratorin e Tiranës. Kjo i hutoi jo pak këshilltarët e opozitës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Teksa Veliaj po debatonte me këshilltarët e opozitës, mësohet se Bashkia e Kavajës, që drejtohet nga Fisnik Qosja i PD dhe i zgjedhuri i Sali Berishës, ka kryer edhe një pagesë tjetër për inceneratorin. Kryebashkiaku i Kavajës ka miratuar sot edhe 159 milionë lekë të tjera për inceneratorin e Tiranës.
Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat.