Teksti që është shpërndarë në të gjitha xhamitë e Francës

 

Këshilli Francez i Kultit Mysliman (CFCM), organi përfaqësues i islamit, do të shpërndajë në rreth 2 500 xhami të Francës një tekst solemn ku dënon hapur çdo formë dhune apo terrori, me rastin e lutjes të së premtes.

“Përpara horrorit të vrasjeve pa dallim që ndodhën më 13 nëntor në Paris dhe që shkaktuan 129 të vdekur, CFCM-ja si dhe bashkësia e organizatave myslimane i kërkojnë të gjitha xhamive të Francës që t’i dedikojnë lutjen e se premtes këtyre ngjarjeve tragjike që kanë prekur thellë komunitetin kombëtar”, thuhet në një komunikatë të CFCM-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Myslimanët e Francës pohojnë kështu kundërshtimin e tyre kategorik dhe të qartë ndaj çdo forme dhune apo terrori, që është vetë mohimi i vlerave të paqes dhe të vëllazërisë që sjell islami”, shkruan CFCM-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të shapllim gjithashtu bashkimin tonë të patundur ndaj paktit republikan që na bashkon të gjithë, si dhe ndaj vlerave që bëjnë Francën”, vazhdon ky insititucion në komunikatën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?