Telefona dhe smartwatch, bllokohen rreth 1 mijë pajisje elektronike në Rinas

Dogana në Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike të markave “Apple” dhe “Samsung”, mes të cilave 510 celularë të llojeve të ndryshme, nën dyshimin për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Sipas njoftimit zyrtar, masa u ndërmor në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, ndërsa strukturat doganore po vijojnë verifikimet përkatëse për të sqaruar plotësisht rastin.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri të ditur se është në angazhim të plotë për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit, duke garantuar mbrojtjen e tregut dhe respektimin e kuadrit ligjor në fuqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?