Telefona-vrasës. Histori tritoli nga Tirana, Vlora e deri në Shkodër
Krimet e bujshme në Shqipëri, kanë një të përbashkët. Tritolin. Thirrja e vdekjes ishte një telefonatë që përçoi rrymë dhe mandej solli shpërthimin e eksplozivit të montuar poshtë sediljes të mjetit me të cilin po udhëtonte Aleksandër Sadikaj.
Vrasësit ishin kujdesur që lënda plasëse të shpërthente pikërisht nën sytë e qytetarëve dhe të telefonave të tyre që filmuan të gjymtuarin. Një skenar i përsëritur si edhe vrasja “publike” e gjyqtarit Skerdilajt Konomi, e pazbardhur ende dhe po ashtu e kryer në një nga kapilarët kryesorë të Vlorës.
Shpërthimet me lëndë plasëse nuk kanë munguar në qytetet e kthyera në vatra të tritolit dhe të thirrjeve të vdekjes, Vlorë dhe Shkodër. Tek kjo e fundit jo vetëm ndaj policëve, si rasti i ish-policit në Grudë, por edhe ndaj ish-kandidatëve politikë.
Më më e spikatura, është ajo e shpërthimit në banesën e një ish-polici, të arrestuar më herët si i implikuar në trafikun e lëndëve shpërthyse C4. Niveli i krimit në rritje, si dhe ekonomia dhe territori i Elbasanit, po ndikohet nga bandat e krimit të organizuar, ka thënë më herët kryeprokurori i vendit. Krimi ka marrë dhenë, dhe vrasjet po bën me një plan perfekt nga ana e vrasësve.