Telekom Srbija e konfirmon: Kemi bërë ofertë për blerjen e Telekom Albania

Telekom Srbija e ka konfirmuar zyrtarisht për “Scan” faktin se kërkon të blejë Telekom Albania, nën pronësinë e gjermanëve të Deutsche Telekom. Kërkesës së Scan, Telekom Srbija i është përgjigjur kështu: “Duke dashur të pozicionohet si një lider rajonal telekomunikacioni, Telekom Srbija ka bërë një ofertë për blerjen e Telekom Albania, një kompani nën zotërimin e Deutsche telekom”.

Por ndër të tjera, gjiganti i telefonisë në Serbi shton: “Në linjë me praktikën e mire të biznesit, ne nuk mund të komentojmë mbi detajet e një procesi që është duke u zhvilluar”. Paçka se nuk ka një shifër të saktë të ofertës së Telekom Srbija për blerjen e Telekom albania, kompania në fjalë mbetet kandidatja kryesore, tashmë që Deutsche Telekom duket se e ka vendosur që të largohet.

Në garë mësohet se janë edhe dy kompani të tjera, që të dyja bullgare, por që nuk kanë pozitat e Telekom Srbija për të siguruar marrëveshjen finale. Telekom Srbija është zgjeruar në tregjet e Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, por edhe Austrisë, ndërkohë që me hyrjen në tregun shqiptar do të forconte së tepërmi pozitat në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?