Telenovela Braçe-Shehaj në komision: O Zot i madh, o Perëndi…
Kreu i Komsionit të Ekonomisë dhe anëtari nga radhët e PD-së gjithmonë kanë përplasje mes tyre gjatë seancave të këtij komisioni. Edhe këtë herë ata janë kapur me fjalë.
Debati më poshtë mes Erion Braçes dhe Agron Shehaj
Shehaj: Sa do jetë numri i pasagjerëve që do kalojnë nga aeroporti i Vlorës? Pyetja e parë kjo (Pret për përgjigje)
Braçe: Bëni të gjitha pyetjet pastaj përgjigjet!
Shehaj: Jo se në varësi të përgjigjes do bëj pyetjen tjetër unë.
Braçe: S’mund të kemi një procedurë të posacme. Mos e prishni këtë mbledhje!
Shehaj: Jo, s’po prishim mbledhjen, po bëjmë pyetje… Ti vendos…
Braçe: E vendos që cke me të
Shehaj: Pyetja ime është si i keni llogaritur… Doja të ishte dhe ministri tjetër në fakt, por ai iku, as përshëndeti, as…
Braçe: Bëni pyetjen tjetër
Shehaj: Po prit të dëgjojnë
Braçe: Keni pyetje të tjera zotëri?!
Shehaj: Në varësi të përgjigjes do bëj pyetjet e tjera
Braçe: Po ti s’je hetues në këtë komison o zotëri
Shehaj: Pyetja ime varet nga përgjigja që marr
Braçe: Muhabetin mund ta konusmoni në klub kur të doni. Këtu jemi në komison
Shehaj: Kryetari bën cfarë do, s’pyet për opozitë, unë po përshtatem tani c’të bëj
Braçe: O zot i madh o perëndi, c’ke mbledh
Shehaj: Në radhë të parë… 100 mln euro për një aeroport është një shumë e jashtëzakonshme.
KOHA JONË SONDAZH

