Teliti: Me porosi të Veliajt, këshilltarët e majtë bllokuan mbledhjen e Këshillit Bashkiak për aferën në Linzë
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti nga PD, akuzoi këshilltarët e mazhorancës se me urdhër të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe në shkelje të ligjit dhe rregullores, bllokuan mbledhjen e ditës së sotme.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes që pati edhe grushte, Teliti denoncoi Veliajn për një tjetër aferë korruptive klienteliste, pasi po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet.
”Në Linzë të Tiranës, ndonëse çerdhet janë domosdoshmëri dhe ne kemi denoncuar me forcë ditë për ditë se si çerdhet në Tiranë mungojnë, ndërkohë që taksa e infrastrukturës arsimore paguhet dhe janë arkëtuar mbi 50 milionë euro nga Erion Veliaj gjatë këtyre viteve dhe çerdhe nuk ka ndërtuar, sot Veliaj paraqit në Këshill Bashkiak 15 euro m2 qera në Linzë, në mes të Tiranës nuk jepet me 15 euro. Aty qenka një tjetër aferë korruptive klienteliste që po merret 600 m2 ambient dhe po jepet 432 mijë euro qera për 4 vjet. Këtë donte të fshinte sot Erion Veliaj’‘,-tha Teliti,