Teliti: Rama mashtroi për 7 vite fermerët duke ia rritur taksat për karburantin

Partia Demokratike denoncon mashtrimet elektorale të  Edi Ramës.

Ekspeti i ekonomisë pranë PD-së, Dorian Teliti u shpreh se për 7 vjet qeveria “Rama”, u mori fermerëve 100 milionë euro nga taksat e rritura të karburantit.

“ER, AD dhe rilindja në pushtet më kot mundohen, nuk fitohet duke ricikluar premtimet e pambajtura të 2013. Ndonëse në 2013 premtuan naftë pa akcizë për fermerët, jo vetëm që nuk e hoqën akcizën por u shtuan si barrë në kurriz të tyre edhe taksën e qarkullimit 24 lek/litër. Vetëm nga kjo taksë absurde që s’ka asnjë lidhje me bujqësinë, fermerët kanë paguar rreth 100 milionë euro shtesë nga kjo taksë e rritur gjatë 7 viteve të keq-qeverisjes. Bilanci i vërtetë në bujqësi është i qartë, kostot e prodhimit janë 30-40% më të larta krahasuar me rajonin dhe prodhimet tona hidhen kanaleve pasi konkurrojnë me produktet e importuara e të subvencionuara fuqimisht në vendet e origjinës. Fermeri shqiptar nuk merret me grafikët e ngjyrosur bukur të propagandës. Fermeri shqiptar shikon xhepat e tij të shpuar nga taksat e larta, kostot e larta, kalbja e prodhimeve të pa shitura dhe mungesa e plotë e mbështetjes nga shteti”, u shpreh eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorian Teliti.

SHKARKO APP