Teliti: Shqiptarët e presin të varfër Vitin e Ri, më 25 prill do kthejmë paratë në xhepat e qytetarëve
Eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti, me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se shqiptarët po e presin të varfër Vitin e Ri 2021.
Teliti thekson se më datë 25 prill do të ndodhë ndryshimi i shumë pritur dhe se paratë do kthehen tërësisht në xhepat e qytetarëve.
Reagimi i ekspertit të ekonomisë pranë PD-së Dorjan Teliti:
440 lekë në muaj, kjo është “arritja mëshiruese” e Edi Ramës për shqiptarët në nevojë.
10 muaj pandemi e shumë e shumë thirrje të biznesit, qytetarëve e opozitës kanë rënë në veshin e shurdhët të Kryeministrit që ka braktisur shqiptarët dhe ofroi paketën me të ulët në rajon e më gjerë.
Fund viti erdhi dhe shqiptarët do të festojnë të varfër e me tryezën bosh.
Një vit i ri na pret, #25prilli po afron dhe me plot shpresë e besim do ja dalim të rikthejmë vëmendjen dhe paratë e shqiptarëve aty ku e kanë vendin, në xhepat e tyre.