Teliti: Tre hapat që do të ndiqen për kontrollin e koncesioneve
Këshilltari ekonomin pranë grupit parlamentar të PD-së, Dorian Teliti sqaroi në “Arena” në Ora News, tre hapat se si do të veprohet në lidhje me koncesionet, sipas platformës që PD ka paraqitur.
“E dini që ju kemi bërë kërkesa zyrtare dhe kontratat nuk jepen. Kemi dyshime tona të forta, të cilat na çojnë të besojmë se këtu ka praktika korruptive dhe ne duam që kush ka abuzuar me fondet shtetërore, kush ka marrë një koncesione në kurriz të parave tona, atëherë duhet t’i kthejë paratë mbrapsht. Sekuestrimin e bën Prokuroria Speciale. Ne kemi propozuar edhe skemën si do të funksionojë, është me tre hapa. Drejtoria Antikorrupsion bën hetimin paraprak. Nëse ka dyshime të arsyeshme, dosjen ia çon Prokurorisë Antikorrupsion, SPAK-ut. SPAKU është prokurori. Nuk do të sekuestrojë as qeveria, as mazhoranca. Ne e hodhëm ligjin në tryezë”.
KOHA JONË SONDAZH

