Temperatura 34 gradë, Spiropali vesh pallton në Vorë: Na duhet mandati i tretë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në kuadër të zgjedhjeve të 2021, ka zhvilluar një bisedë me qytetarët në Vorë.
Teksa shfaqet e veshur me pallto ne nje kohe qe temperaturat jane ende te larta, Spiropali shprehet se mes PS-së dhe opozitës së sotme ka një ndryshim të madh.
Sipas saj, opozita është kthyer në vendin e krimit për biznes në Gërdec, kurse qeveria ngre pallatet e rrënuar nga tërmeti.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Vorë – Me Asamblenë Socialiste 🌹 për një bashkim të ri, për fitoren e forcës sonë, që nuk prish, por ndërton, nuk vret, por shëron plagët e një komuniteti të lënduar.
Ndryshimi mes nesh është rrënjësor: Ata janë kthyer në vendin e krimit për biznes në Gërdec. Ne jemi në Vorë për të ngritur nga themelet pallatet, shkollat, infrastrukturën e rrënuar nga tërmeti.
Me besim, me punë, me shpresë, do ia dalim në #25Prill për #mandatinetretë 🇦🇱 me Kryeministër Edi Ramën.
https://www.facebook.com/espiropali/posts/10160150099292926