Temperatura deri në 30 gradë celcius, java nis me mot të nxehtë

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por që nuk përjashtohet mundësia e reshjeve në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 29ºC dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 30ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët, por nuk përjashtohen as mundëstë për reshje shiu në zonat malore. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 09ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 21ºC.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?