Temperatura deri në 34 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme
Aktualitet E Mërkurë, 7 Shtator 2022 08:49
Moti për këtë të mërkurë në vendin tonë do të jetë kthjellime në bregdet dhe vranësira të pakta në relievet malore gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 15-21 gradë Celsius në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë në rritje 28-31 gradë në veri deri në 33-34 gradë në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të fryjë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 3 ballë.