Temperatura deri në 40 gradë! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Orët me diell dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në mesditë në relievet e larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–4m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri 8m/s.

Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 17 deri 37°C
në zonat e ulëta 18 deri 40°C
në zonat bregdetare 21 deri 37°C

 

SHKARKO APP