Temperatura ekstreme, sinoptikania: Sot pritet të thyhet rekordi në Elbasan me 42 gradë

Europa është mbërthyer nga një valë e nxehtë. Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.

Sinoptikania Ladja Porja deklaroi për “News 24” se e sotmja është dita më e nxehtë e kësaj vale.

“Pritet të thyhet rekordi në Elbasan me 42 gradë”, tha Porja.

Të dielën tha ajo pritet të ulen temperaturat të cilat parashikohen të jenë në 36 gradë celsius.

Në Kosovë temperaturat kanë shkuar mbi 37 gradë celsius, ndërsa grimcat e pluhurit saharian kanë përkeqësuar cilësinë e ajrit.

Edhe në Maqedoninë e Veriut është aktivizuar alarmi i nivelit portokalli. Autoritetet kërkuan që të lihen pushim nga puna grupet më të ndjeshme, përfshirë gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe personat mbi 60-vjeç.

Në Serbi, i nxehti afrikan theu rekordin e 100 viteve më parë për temperaturën më të lartë, teksa termometri shënoi mbi 40 gradë celsius. Edhe në këtë shtet, këshilla për qytetarët ishte e njëjtë, që të shmanget ekspozimi direkt në diell.

Në Greqi temperaturat kanë variuar nga 38 deri në 42 gradë celsius, teksa cilësia e ajrit është përkeqësuar nga grimcat e pluhurit saharian. Edhe në Itali vijojnë temperaturat ekstreme të larta, ndërsa parashikohen edhe disa stuhi në disa rajone, që do të sjellin pak freski për qytetarët.

SHKARKO APP