Temperatura nën zero dhe reshje dëbore, ja parashikimi i motit për këtë dielë
I gjithë territori i vendit do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura, që do të gjenerojnë në reshje shiu.
Në pjesën perëndimore të vendit, reshjet do të fuqizohen herë pas here, ndërkohë që në zonat malore do të ketë reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur në vlerat -1 deri në 13 gradë celsius.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me një shpejtësi 40 km/j, duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.