Temperatura përvëluese deri në 38 gradë C! Si parashikohet moti për sot

Edhe këtë të enjte do të dominohemi nga temperaturat shumë të larta si pasojë e valëve të të nxehtit.

Kushtet e motit do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të ditës. Pritet që pas mesdite herë pas here të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por sipas MeteoAlb, nuk do të ketë reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?