Temperatura përvëluese përfshijnë vendin, njihuni me parashikimin e motit
Këtë të hënë moti i kthjellët dhe i nxehtë mbizotëron në të gjithë vendin deri pas mesdite kur priten vranësira të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore por vranësira më të dendura në zonat malore, por mundësia për shira është thuasje zero edhe në këto zona.
Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Përsa i përket orëve të mbrëmjes dhe natës moti vijon sërish i kthjellët me vranësira kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.
Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 35 km/h nga drejtimi perëndimor – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.