Temperaturat -8 gradë! Ja si parashikohet moti nesër

Ditën e nesërme temperaturat do të jenë tejet të ulëta dhe termometri do të shënojë -8 gradë celsius.

Ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta mbi territorin shqiptar, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, më të dukshme paraqiten në zonat Verilindore.

Pasditja dhe nata do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet të jenë dominante.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas MeteoAlb, era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish lehtë, duke luhatur vlerat ditore nga -8 në mëngjes në Verilindje deri në 12 gradë c mesdita në Jugperëndim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?