Temperaturat deri në 31 gradë, fundjava ideale për plazh

Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do ketë reshje. Mëngjeset e kësaj fundjave do jenë të freskët, sipas Meteoalb parashikohet që temperaturat e mesditës të rriten ndjeshëm ku e shtuna ngjit termometrin në 27-30 gradë. E diela sjell tjetër rritje ku pjesa më e madhe e qyteteve të Ultesirës perëndimore shënon 30 grade celcius, ndonjë zonë të veçantë edhe mbi 31 gradë.

SHKARKO APP