Temperaturat do shkojnë deri në 25 gradë të mërkurën! Ja si do të jetë moti këtë javë

Ditën e sotme zonat malore u përfshinë nga reshjet e dëborës, pavarësisht se jemi në stinën e pranverës. Por pavarësisht kësaj temperaturat pritet të rriten ditën e mërkurë.

Specialistët e IGJEUM thonë se nesër i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu të cilat në disa qarqe do të shoqërohet dhe me shtrëngata.

Ndërkohë nga e mërkura deri të premten reshjet do I lënë vendin diellit

Temperaturat do të kenë rritje graduale prej 2 apo tre gradësh të vlerave minimale dhe maksimale. Të mërkurën do të kemi vlerën më të lartë deri në 25 gradë në zonat e ulëta.

SHKARKO APP