Temperaturat e larta, dy vatra të mëdha zjarri në pyjet e Ungrejit në Lezhë, terreni i thyer vështirëson shuarjen

Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar sot në pyjet e njësisë administrative Ungrej në lezhë. Flaket janë konstatuar në orët e pasdites në fshatin Zimaj dhe Kashnjet.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar, pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.

Punonjësit e agjencisë së Shërbimit Pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?