Temperaturat rriten lehtë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të sjellin gjatë paradites në Shqipëri orë të shumta me diell në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht në territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Por nuk do të mund të sjellin reshje. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike gjatë të mërkurës, duke sjellë dominim të kthjellimeve gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të vendit.

SHKARKO APP