Tender për urën historike të Dragotit në Vjosë! Rikostruksioni për 5 vite, deri në ndërtimin e urës së re
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për rikonstruksinin e Urës së Dragotit. Fondi limi i shpalljes është 15.3 milion lekë dhe asfati për ofertat është 25 nëntori i këtij viti. Ky rikonstruksion vjen si pjesë e një projekti studimi që një serë urash në akse të rëndësishme të vendit.
Ura e Dragotit është një vepër arti e rëndësishme përgjatë aksit rrugor Tepelenë – Përmet dhe njëkohësisht është ura me hapësirë drite më të madhe në Shqipëri. Kjo urë lidh dy anët e kësaj rruge mbi lumin Vjosë. “Ura ka një jetëgjatësi prej më shumë se 80 vjet, për rrjedhojë materiali ka kaluar ciklin e lodhjes ose duhet të jetë afër tij” argumentohet në dokumentet e tenderit.
Projekti i kësaj ure daton në vitet ’30. Gjatësia e urës është 110 metra e gjerësia e saj 7,5 metra.
Një nga problemet më të mëdha të vërejtura gjatë inspektimit të kësaj urë është ai i ekspozimit ndaj agjentëve atmosferik, ku duket qartë degradimi i betonit dhe korrodimi i armaturës së çelikut dhe i strukturës së çelikut.
Kjo urë është rikonstruktuar tre herë deri më tani; në vitet 1957, 1990 dhe në 2017. Duke qenë se ka mbaruar ciklin e saj, rikonstruksioni i ri parashikohet t’i shtojë “jetëgjatësinë”për të paktën 5-10 vite, kohë që do të shërbejë për në ndërtuar një urë të re.
Ndërkohë, propozohet që kjo urë të hyjë në listën e monumenteve të kulturës dhe të hartohet një plan për ta kthyer atë në identitet. / SCAN