Tenderat me flamur të kuq nga Albcontrol, mbi 1 mld lekë të dhëna pa garë
Vetëm për kompaninë AlbControl nuk ka pasur krizë nga pandemia. Në vetëm 1 vit, kjo kompani ka regjistruar të paktën 5 tendera të konsideruar problematik. Sipas ”Open Data”, janë më shumë se një miliardë lekë të cilat janë dhënë ose pa garë dhe ose në mungesë të kritereve të mirëpërcaktuara të konkurrencës së ndershme. Kjo organizatë i ka shenjuar me flamur të kuq të 5 rastet.
Bëhet fjalë për mbështetjen operacionale për fillimin e operimeve në aeroportin e kukësit. Vlera e përfituar nga kompania fituese shkon në 25 milionë lekë. Për shpenzimet e sigurimit për automjeteve të realizuar në shkurt të vitit 2021 vlera ka shkuar në 2 900 mijë lekë. Edhe këtu ekspertët kanë ndezur alarmin e kuq. Shpenzime të dyshimta janë konsideruar edhe në 2020. Mirëmbajtja e sistemeve financa, prokurimi, buxheti dhe etiket janë paguar 24 milionë e 980 mijë lekë.
Në blerjen e pjesëve të kombimit dhe rinovimit të licensave me vlerë rreth 45 milionë lekë, ”Open Data” ngre sinjalizimin me flamur të kuq ashtu dhe për shpenzime mirëmbajtje në qershor të vitit 2020 me vlerë. 6. 666 mijë lekë. Asnjë nga prokurimet nuk është verifikuar nga Prokuroria.