Tenderat pa garë të Memës/ Bashkia e Skraparit nga 18 procedura me vlerë 517 mln lekë, 13 pa konkurrim
Bashkia e Skraparit që nga zgjedhjet e kryetarit të saj në vitin 2019 e deri në janar të këtij vitit ka zhvilluar 18 prokurime dhe 13 prej tyre janë zhvilluar pa garë. Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike në 8 raste pjesëmarrës ka qenë vetëm 1 subjekt duke u shpallur atuomatikisht edhe fituesi.
Edhe bashkia e Skraparit nën drejtimin e Adriatik Memës bën pjesë në listën e institucioneve që zhvillojnë tendera pa garë.
Referuar të dhënave në Agjencinë e Prokurimit Publik, që nga gushti i vitit 2019 kur Mema ka marrë detyrën e deri në janar të këtij viti, ky institucion ka realizuar të paktën 18 prokurime
Prej tyre, vetëm në 5 raste në garë kanë ngelur më shumë se dy kompani.
Procedura e konstatuar më shpesh është ajo me pjesëmarrjen e vetëm një operatori në garë, duke e çuar kështu automatikisht drejt fitores.
Konkretisht, Bashkia e Skraparit ka nënshkruar kështu 8 kontrata.
Një rast i tillë me vlerën prej 4.3 milionë lekësh është realizuar edhe në tor të vitit të kaluar.
Për të siguaruar kontratën ka shfqur interes vetëm bashkimi i operatorëve 2AF shpk dhe Agbes Construction.
Këtë procedurë Open Data e ka shoqëruar me flamur të kuq me shënimin mungesë konkurrence.
Por edhe atëherë kur për tenderat kanë shprehur interes disa subjekte, sërish janë skualifikuar me argumentin e kritereve.
Rasti me vlerën më të lartë, 438.9 milionë lekë është Rehabilitimi i Ujësjellësit të Qytetit të Çorovodës dhe dy fshatrave i zhvilluar në maj të vitit 2020.
Për këtë prokurim ka shfaqur interes Shansi Invest Shpk dhe GPG Company, i cili është skualifikuar.
Në këtë mënyrë kontrata është nënshkruar nga Shansi Invest shpk.
Bashkia e Skraparit nën drejtimin e Adriatik Memës për 18 procedurat e zhvilluara që nga koha kur ky i fundit u zgjodh në detyrë ka prokuruar më shumë se 517 milionë lekë. /Ora News