Tenderët e rindërtimit nuk bllokohen/ Pezullimi, APP: Lejohen dhe prokurimet për mbarëvajtjen e punës së institucioneve
Pas pikëpyetjeve të shumta mbi pezullimin e procedurave tenderuese, Agjencia e Prokurimit Publik ka sqaruar se janë një sërë kategorish tenderësh, që do të lejohen të zhvillohen gjatë periudhës së fatkeqësisë që shkaktuar nga COVID-19.
Përmes një njoftimi, ky dikasterbën me dije se njoftimi për pezullimin e procedurave të prokurimit i referohet të gjitha procedurave të prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për ato objekte prokurimi, të cilat nuk lidhen ngushtësisht me situatën e pandemisë dhe për ato objekte që nuk janë te domodoshme.
Në këtë kuptim, APP sqaron se autoritetet kontraktore mund të vijojnë procesin e prokurimit (shpalljet e reja apo procedurat që janë në proces) për mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19, dhe për ato objekte që janë të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës së autoriteteve kontraktore, duke përfshirë objektet e prokurimit të lidhura me ofrimin e shërbimeve për komunitetin.
Po kështu, sipas Agjencisë së Prokurimit, duke pasur në konsideratë domosdoshmërinë e nevojave të krijuara nga tërmeti I 26 nëntorit, procesi i prokurimit vijon edhe për procedurat që zhvillohen në kuadër të procesit të rindërtimit. Në fakt, pavarësisht situatës që po kalon vendi si pasojëe masave të vendosura nga qeveria për frenimin e përhapjes së koronaviruit të ri, instituicionet shtetërore vijuan normalisht procedurat tenderuese.
Ndërkohë që, nuk mungoi as hapja e garave për rehabilitime sheshesh, parqesh, blloqesh urbane apo rivitalizime rrugësh. /Scan