Tenderi i ushqimeve, Alibeaj: Vjedhje e pastër, SPAK të vendosë para drejtësisë përgjegjësit
Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për tenderin e ushqimeve të rezervave të shtetit me vlerë 15 mln euro.
Ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë për Rtv Ora thotë se kjo është një aferë e pastër korruptive dhe pret nga SPAK të vërë para drejtësisë përgjegjësit.
Alibeaj: Kjo është një aferë e pastër korruptive, vjedhje e pastër me bukën e shqiptarëve në ditën më të zezë të tyre. Kemi paraqitur kallëzim penal dhe ja kemi dërguar SPAK. Presim të vendosin para drejtësisë ata që kanë shkelur ligjin.
Duke analizuar të gjithë procedurën e hapjes së këtij tenderi, Aliebaj thotë se është e pafalshme që në 35 mijë kompani shqiptare që ofrojnë këtë shërbim nuk u gjet asnjë që plotësonte kushtet dhe ju dha kompanisë nga Maqedonia e Veriut që 6 ditë para se të fitonte tenderin shiste komjutera.
Alibeaj: Epidemia në Shqipëri kishte një muaj që kishte rënë dhe kushdo duhet të jetë i sigurt se rezervat e shtetit për një ditë të zezë si kjo e sotmja janë. Nuk mund të mendosh se u ndodh në befasi. Një muaj nga rënia e epidemisë dhe kërkesa e opozitës u shty dhe shty. Së dyti identifikohet një shoqëri nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë në Shqipëri ke 35 mijë kompani që ofrojnë këtë lloj furnizimi dhe në mënyrë cilësore. Ligji kërkon të gjesh kompanitë më të besueshme dhe për ti gjetur duhet të shohësh se nëse 3 vite më parë para se të kryesh procedurën e kanë ofruar tregtimin e ushqimit, kanë qenë të besueshme apo jo.
Asnjë nga 35 mijë kompanitë shqiptare që plotësonin kriteret për tu kualifikuar, që merreshin drejtëpërdrejtë me furnizimin e ushqimeve nuk identifikohet dhe kontaktohet. Shkon dhe kontaktohet një kompani nga Maqedonia e Veriut që deri me 19 mars, 6 ditë më parë, as nuk i kishte shkuar në mend se mund të merrej dikur me furnizimin e ushqimeve merrej me tregtimin e kompjuterave apo tregtim. Vetëm 6 ditë para se Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bashkë me Edi Ramën të shpallnin këtë tender kishin ndryshuar objektin e veprimtarisë.
Sa i takon masave shtrënguese, Alibeaj thotë se është e pafalshme sesi u anashkalua Parlamenti.
Alibeaj: Edhe në situata fatkeqësie si kjo nuk duhet të humbasim toruan, të lëmë mënjanë ligjin e Kushtetutën, mënyrën si vendosen këto kufizime. Kam dyshimet e mia për mënyrën si ka proceduar qeveria deri tani me kufizimet që ka vendosur. Kushtetuta jep mundësinë për gjendjen e fatkeqësisë natyrore të kufizohen liritë. Por në të gjithë katrahurë ligjore e kufizimesh të anashkalohet totalisht parlamenti. Jemi në demokraci parlamentare.Formalisht në respekt të Kushtetutës dhe ligjit duhet që fjalën e parë të thotë parlamenti, të kishte autorizuar cilat liri dhe të drejta do të kufizoheshin dhe masën e tyre. Është koha dhe mundësia që këto kufizime të ratifikohen nga parlamenti.