Tenderi për uniformat e Policisë/ “Dhimbje e vuajtje shpirtërore”, zbardhet padia e MB ndaj PD-së

Ministria e Brendshme ka depozituar padi penale ndaj Partisë Demokratike disa muaj më parë, lidhur me akuzat e kësaj të fundit me abuzimin që është bërë në një tender prej 30 milionë eurosh për uniforma dhe këpucë të efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në padinë e zbardhur të Ministrisë së Brendshme, kërkohet nga Partia Demokratike dëmshpërblim me një shumë prej 1 milionë lekësh të reja të cilat bën me dije se do të shkojnë ndaj familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës, ndërsa argumenton se është dëmtuar nga aukuzat e PD-së imazhi i dhe reputacioni i Ministrisë së Brendshme.

Sipas kësaj të fundit, ndarja e tenderit është bërë në dy faza metodë e cila sipas saj, është e parashikuar nga ligji për prokurimin publik në fazën e parë të të cilës përfshihet parakualifikimi, ku çdo operator ekonomik mund të kërkojë të marrë pjesë, ndërsa faza e dytë ka të bëjë me operatorët ekonomikë të përzgjedhur në fazën e parë, që të mund të dorëzojnë oferta teknike dhe ekonomike, (ftesa për ofertë).

Ministria sqaron në kërkesë-padinë e saj, se ndarja në dy faza paraqet kosto më të ulta ekonomike për operatorët e interesuar të cilët sipas saj, nuk janë të detyruar të përgatisin oferta ekonomike dhe teknike që në fazën e parë duke shtuar se, përjashtohen kështu edhe kostot e larta administrative për organin qëndror blerës.

Padia e ministrisë ngrihet mbi denoncimin e bërë nga Partia Demokratike muaj më parë ku thuhej se, tenderi në fjalë ishte paracaktuar nga ministri i Brendshëm përmes shkeljes së procedurave ligjore për regulla të barabarta loje dhe konkurencë të drejtë në treg.

“Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me jë aferë korruptive. Kemi të bëjmë me një pazar mes atij që drejton Ministrinë e Brendshme dhe klientit të paracaktuar”, citon Ministria e Brendshme të ketë deklaruar PD.

Por çfarë kërkon Ministria e Brendshme nga Gjykata?

Katër janë kërkesat kryesore:

1.Paranimin e kërkesë-padisë
2. Detyrimin  solidarisht të palëve të paditura që të dëmshpërblejnë palën paditëse Ministria e Brendshme për dëmin jashtëkontraktor të shkaktuar për shkak të publikimit të deklaratës për mediat të datës 01.08.2019 me titul: “Tenderi prej 30 milionë eurosh I Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë, afrë korruptivem, favorizohet klienti I qeverisë”, në vlerën e një milionë Lekë.
3. Detyrimin solidarisht të palëve të paditura që të përgënjeshtrojnë deklaratat e bëra duke publikuar në mediat kryesore në vend, me shpenzimet e tyre, vendimin e Gjykatës
4. Detyrimin e palëve të paditura që të paguajnë shpenzimet gjyqësore të këtij gjykimi.

Në këtë kërkesë-padi, Ministria e Brendshme ka listuar edhe disa përcaktime sipas saj që parashikohen nga Deklarata Europiane e të Drejtave të Njriut, ndërsa tregon se akuzat e PD-së, kanë shkaktuar dëme veçanërisht nga karakteri, shfaqja e brendshme e tij, vërtetimi i cënimit të personalitetit të të dëmtuarit në turbullime, dhimbje e vuajtje shpirtërore, etj”,,,

Konkretisht, Ministria e Brendshme kërkon nga Gjykata të njohë dëmin moral që ka shkaktuar Partia Demokratike në akuzat e saj, duke cituar se nuk ka përbërje të dëmit financiar, ndërsa ndëshkimin me 1 milionë lekë të reja.

SHKARKO APP