Tension në Kuvend/ ”Bëhu aq burrë sa Spiropali”, Spaho përplaset me Manjën

Tensionet mes deputetëve nuk kanë munguar as këtë të enjte në Kuvend. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho u përshi në një debat me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për ministren e Shtetit për Marrëdhëniet më Parlamentit, Elisa Spiropali.

Spaho iu drejtua ministrit duke i thënë që ”të tregohet aq burrë” sa ministrja Elisa Spiropali, e cila debatoi me Berishën, kur ky i fundit është i pranishëm në Kuvend. Manja iu kundërpërgjigj, duke i thënë Spahos se nuk është i duhuri për të gjykuar burrërinë e tij, ndërsa i kërkoi të votonte ligjin për Autoritetin e Dosjeve, veprim të cilin e cilësoi si “shërbimin e fundit të tij ndaj kombit”.

Spaho: Tregohu aq burrë sa Spiropali kur debaton me Berishën në sallë. Mos u ngri pasi ikën ai e bën debat. Jeni ministër i Drejtësisë, e keni për detyrë të nxirrni emrat e këtyre me tendera e kompani që thoni. Nxirrini një më një, po nuk i ke këtu i keni ju. Mos u mburr me zgjedhjet. Ti një, tërmeti 2, ai që është në burg 3, jeni kapur me zë e çfarë i bëni ju zgjedhjeve. Ka shkruar çdo vend se si ju i vidhni zgjedhjet.

Manja: Nuk besoj se je i duhuri për të gjykuar burrërinë time. Voto ligjin për Autoritetin e Dosjeve dhe është shërbimi i fundit që i bën kombit ti.

SHKARKO APP