Tension në një QV në Burrel, goditet me levë 59-vjeçari
Një 59-vjeçar, i identifikuar si Asllan Likursi, është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.
Likursi dhe vëllai i tij, banuesë të fshatit Gurë e Madhë në Klos, janë goditur me levë në kokë nga dy komisionerë të PS-së në këtë fshat.
59-vjeçari ka treguar se komisionerët i kanë thënë pse ‘rri para qendrës së votimit’ e më pas ndaj tij dhe të vëllait është ushtruar dhunë.
Çuditërisht, forca të shumta policore kanë shkuar në banesën e plagosurve dhe jo në ndjekje të dhunuesve.
KOHA JONË SONDAZH

