Tension te protesta e Astirit, IKMT: U plagos rëndë një punonjës

Përmes një deklarate IKMT njofton se një prej punonjësve të saj është plagosur gjatë kryerjes së detyrës pranë Astirit, te Unaza e Re.

“Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në “Astir” me banorët e kësaj zone dhe një prej punonjësve të IKMT gjatë kryerjes së detyres. A.B, 50 vjec, është goditur me mjete të forta nga banorët duke i shkaktuar frakture të fortë në kokë dhe në duar”, thuhet ne njoftimin e IKMT.

Njoftimi i IKMT
Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe. IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme.

SHKARKO APP