Tension tek Liqeni i Thatë, policia nxjerr me forcë familjarët (FOTO)

Situatë e tensionuar në Liqenin e Thatë në Tiranë. Një familje kundërshonte prishjen e banesës së saj, ndërsa në oborr kishin shkuar fadromat e INUV.

Familja bënte rezistencë duke mos pranuar të largohej nga banesa, ndërkohë që njëri prej djemve, vendosi të hipte në çati dhe të kërcënonte të vetëhidhej. Situata e tensionuar vijoi prej gati dy orësh dhe më pas u desh ndërhyrja e policisë për të nxjerrë me forcë djemtë nga banesa.

Banesa e familjes Peti kishte qenë në proces legalizimi që në 2005, por në janar 2018 i kishte ardhur njoftimi se banesa e tyre nuk mund të legalizohej pasi ndodhej në një zonë të mbrojtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?