Tension tek Trauma, ish-deputeti nuk lejon Lleshajn të flasë
Tension në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka qenë në Spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen e të plagosurve por njëkohësisht ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Teksa Spahia ka nisur të flasë për mediat, ka nisur dhe ministri Lleshaj dhe truprojat kanë spostuar ish-deputetin, ndërsa vëmendja e mediave është drejtuar nga ministri.
”Ka mbushur spitalin me policë e civila e largon mjekët e opozitën, ky është përgjegjësi kryesor”, tha Spahia. Ministri kërkoi që truprojat dhe policia ta largonin ish-deputetin, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i kujton se janë ”live”.
Policia ka larguar më pas edhe personat që thërrisnin “Rama Ik”.
KOHA JONË SONDAZH

