Tensione mes policisë e grave të Astirit, që protestojnë kundër gishtit të mesit të Borchardt
Ka pasur tensione në protestën që po zhvillojnë banoret e Astirit në ambientet përpara një hoteli në Tiranë, pasi policia tashmë ka dalë përpara zonjave që protestojnë, duke i shtyrë ato nga rruga.
Banoret kishin organizuar një protestë simbolike kundër ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, por policia e shtetit nuk i ka lejuar ato që të qendrojnë në rrugë.
“Atë gishtin e ngriti dhe ndaj jush, dhe ndaj nënave tuaja”, ishte ajo çka protestueset iu thanë punonjësve të policisë.
Protestueset kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit të OSBE-së dhe shpalljen e tij non grata, pas gjestit fyes që ai bëri pak ditë më parë në drejtimin e tyre.
“Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë dorëheqjen e tij, pasi ai na ka fyer rëndë”, është shprehur një prej banoreve të pranishme në protestë.
“Borchardt, shame on you”, kanë qenë disa nga pankartat dhe thirrjet e përdorura nga ana e protestuesve.
KOHA JONË SONDAZH

