Tensione në afërsi të “Petro Ninit” në Tiranë, PD denoncon një rast të shkeljes së ligjit
Situatë tensioni në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet. Partia Demokratike kanë publikuar një video ku pretendojnë se kanë dokumentuar një rast ku disa persona zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare.
Sipas selisë blu edhe pse PD ka njoftuar Policinë, ajo ka mbërritur me vonesë, duke dhënë kohë për të manipuluar provat e krimit zgjedhor.
“Tre përfaqësues zyrtarë të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej në qendër të Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohën e nevojshme për të manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi i Edi Ramës dëshmoi edhe një herë fytyrën e tij”, thekson PD.
KOHA JONË SONDAZH

