Tensione në Bularat, kërcënohen mediat shqiptare: Nuk ju duam, qërohuni!
Ka tensione të mëdha në Bularat të Gjirokatrës, ku sot po kujtohet 1-vjetori i vrasjes së ekstremistit Kostandinos Katsifas.
Media të shumta shqiptare dhe greke kanë mbërritur në fshatin minoritar. Por duket se jo të gjithë janë dashamirës ndaj medieve shqiptare. Një prej banorëve u është drejtuar gazetarëve shqiptarë duke u thënë që të shporren nga fshati.
“Na tregoni pse e keni vrarë djalin. Pse vini këtu, ikni shporruni këtej”, u drejtohet ai gazetarëve shqiptarë.
Më pas bisedon në greqisht me pjesëtarë të tjerë të komunitetit, ndërsa një grua mundohet që të qetësojë situatën me gazetarët shqiptarë.
KOHA JONË SONDAZH

