Tensione në Egje, anija turke përplas anijen greke
Një tjetër incident është shënuar midis Turqisë dhe Greqisë ku një anije turke, ‘Karmate’ ka përplasur anijen greke Armatolos.
Lajmi është konfirmuar nga autoritet greke të cilët kanë shtuar se nuk ka pasur të plagosur.
Flota thotë se përplasja në ujërat greke juglindore të ishullit të Lesbos u shkaktua nga anija turke që shkelte rregullat ndërkombëtare të sigurisë së anijeve.
Incidenti vjen në mes të tensionit të rritur midis Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat territoriale të Egjeut.
/syri
KOHA JONË SONDAZH

