Tensione në Gjirokastër, Dasho Aliko: Jemi këtu për të zbatuar dekretin, nuk tërhiqemi

Drejtuesit e opozitës në Qarkun e Gjirokastër bashkë me simpatizantë e mbështetës i janë drejtuar qendrës së KZAZ-së nr 78 për të hequr materialit zgjedhore. Me të mbërritur aty ata janë përballur me forca të shummta të policisë ku ka pasur edhe debate midis tyre.

Drejtuesit e Policisë janë shprehur se kanë pasur kërkesë nga KZAZ-të për mbarëvajtjen e procesit në baë të një vendimi të dhënë nga KQZ, dhe sipas tyre, përderisa ky vendim nuk është anuluar ata do të vijojnë ti mbrojnë qendrat e caktuar për vijimin e procesit zgjedhur.

Ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës pyetën drejtuesit e Policisë se kush ështyë garant i Kushtetutës, ndërkohë që njëri prej tyre, anëtari i Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, Dasho Aliko tha: “Unë si këshilltarë ju kërkoj të na lironi ambjentet e Bashkisë. Ju jeni nëpunës të shteti dhe dekreti i Presidentit e ka bërë nul datën 30. Ne kemi ardhur për të mbrojtur dekretin e tij si qytetarë por edhe si anëtar i Këshillit të Bashkisë. Ndaj ju lutem, hidhini materilet në një ambient privat dhe kjo të boshatiset dhe ti kthehet bashkisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?