Tensione në Kuvend! Berisha kërkon fjalën, Felaj refuzon. Deputetët e PD bllokojnë foltoren
Është shoqëruar me debate të forta seanca plenare e ditës së sotme. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj ka refuzuar t’i japë fjalën kreut të PD, Sali Berisha.
Ky i fundit i është drejtuar foltores për të marrë fjalën, por Felaj nuk e ka lejuar, duke i thënë se nuk është radha e tij.
Menjëherë pas kësaj, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke detyruar Felajn që të ndërpresë seancën për 5 minuta.
‘Pyesni pak përfaqësuesit e SPAK, KLD e KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar se e ka blerë me 2 euro metri në një kohë kur shitet me 20 euro dhe 40 euro në atë zonë. Pyesni pak pse nuk hetojnë pallatin e familjes Basha, që nuk kanë asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh me 11 milionë euro! me 99% të fondit limit dhe të vetëm në garë’, tha kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e Parlamentit.
KOHA JONË SONDAZH

