Tensione në Kuvend. PD nuk lejon seancën të vazhdojë punimet
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me tensione të forta ndërmjet mazhorancës dhe opozitës; deputetja e PD Albana Vokshi është ngjitur në foltore dhe ka kërkuar të dënohet dhuna ndaj gazetarit Bledi Kasmi gjatë protestës, por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka mbyllur seancën.

Me pas e ka marrë fjalën Edi Paloka i cili ka akuzuar ministrin e brendshëm dhe kryeministrin si pjesë e mafias. Gramoz i ka ndërprerë fjalën duke pezulluar seancën derisa PD-ja të lëshojë foltoren e Kuvendit.
Pasi Ruçi ndërpreu seancën për herë të dytë, deputeti i PD-së Edi Paloka vijoi përmes rrjeteve sociale. Sipas tij edhe për ministrat e tjerë të Edi Rama ka skandale që do të dalin së shpejti.
“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.
Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat. Të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka.


KOHA JONË SONDAZH

