Tensione në Kuvend, replika mes Berishës dhe deputetes Mila: Do pendohesh për atë kokë që lëviz
Debatet në Parlament u shoqëruan me tensione dhe replika në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetes socialiste Sara Mila, gjatë seancës plenare ku po diskutohej projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Ish-kryeministri Berisha, nga foltorja e Kuvendit, nuk i kurseu akuzat dhe replikat ndaj deputetëve socialistë, të cilët reagonin nga salla kundër akuzave të tij.
“Lëvize kokën ti, lëvize, por po ta them unë që e ke gabim. Shumë shpejt do të pendohesh për atë kokë që lëviz”, iu drejtua kreu i PD-së deputetes Sara Mila.
Në përgjigje, deputetja socialiste reagoi me tone të ashpra. “Kur s’të vjen turp ty për çfarë i ke bërë Shqipërisë, pse duhet të më vijë mua”.
Replikave mes tyre iu bashkua edhe Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij në seancën plenare iu referua statusit “non grata” të Berishës. “Ai që e ka marrë non gratën e ka merituar në mënyrën më bindëse dhe kishte të drejtë Sara kur të tha: kur s’të vjen zor ty, pse do më vijë mua”, tha kreu i qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH
A të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Vota totale: 30429

