Tensione në Kuvend/ Ruçi i ndërpret fjalën Bashës pas akuzave ndaj Xhafajt, pushtohet foltorja


Partia Demokratike ka bllokuar Parlamentin pasi kryetari i PD-se, Lulzim Basha akuzoi ministrin Xhafaj per falsifikim te dokumenteve shteterore te te mbrojtur vellain e tij te denuar per trafik droge.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci i kerkoi deputeteve te PD-se qe te lene foltoren e Kuvendit per te vijuar normalisht punimet, por qe u refuzua nga opozita.
Me pas Ruci kerkoi pese minuta pushim, duke nderprere edhe lidhjen e televizioneve. Por opozita i kishte marre me pare masat duke transmetuar live permes Facebook zhvillimin e punimeve ne pushim te seances.
“Prokuroria vegël e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, ku ka përfunduar vendi me Ramën, nuk ka ligj, drejtësi, polici, e vetmja shpresë për vendin është vetë populli, koha po thërret si kurrë më parë njerëzit e thjeshtë. O qeveria mafioze e Ramës, o Shqipëria, të dyja bashkë nuk mund të zgjasin dhe nuk do të zgjasin më”, tha Basha teksa seanca ishte nderprere.
Ndërkaq, Basha vijon fjalimin duke e transmetuar atë live nga rrjetet sociale permes deputetes Albana Vokshi
https://www.facebook.com/559294428/videos/10156472112774429/
Berisha live nga Kuvendi
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1003908036436770/
KOHA JONË SONDAZH

