Tensione te Filologjiku, studentët e ngujuar përplasen me ata që duan të bëjnë mësim
Prej afro dy muajsh studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, parashtruar qeverisë.
Por në mbështetje të studentëve kanë dalë edhe pedagogët, të cilët këtë javë lajmëruan se do të nisin grevën.
Por sot tek Fakulteti i Histori-Filologjisë është regjistruar një përplasje mes studentëve protestues edhe një grupi që dëshironin të bënin mësim.
Nga ana tjetër, kujtojmë se studentët e Juridikut, të cilët janë zhvendosur për ta vijuar procesin mësimor tek “Petro Nini”, kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mblidhen përpara Fakultetit të Drejtësisë për të kërkuar zhbllokimin e ambienteve të tij me çdo kusht.
Sipas tyre, kushtet në të cilat po studiojnë janë të papërshtatshme dhe kjo situatë nuk do të vazhdojë më.


KOHA JONË SONDAZH

