Tensionet në Kuvend, Berisha: Nikolla në mënyrë tinëzare futi në rend dite kërkesën tonë për Komisionet hetimore

Pas përfundimit të seancës plenare ku me 101 vota u votua rezoluta e PS-PD për situatën në Kosovë, Sali Berisha akuzoi se kryeparlamentarja Lindita Nikolla futi në rend dite pas miratimit të Rezolutës për sulmin e Kosovës, kërkesën e opozitës për ngritjen e komisione Hetimore. Berisha tha se kjo u bë në mënyrë tinëzare.

“Pak çaste më parë shqiptarët panë një akt rrugaçërie, të papërsëritshme. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht, një njeri i keqpërdorur nga Rama, duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren, futi në rend dite pasi u votua rezoluta, atë që s’mund të ndodhte kurrë.

Sepse në çdo parlament reni miratohet në mëngjes. Në mënyrë tinëzare, futi kërkesat e opozitës për kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore”, tha ai.

SHKARKO APP