Tensionet në PD-në e Fierit, Baçi: Se njoh komandimin e Bashës

Situata në PD-në e Fierit vijon të jetë e tensionuar. Luan Baçi dhe aleatët e degës kanë protestuar ditën lidhur me ndërrimin e bravës së derës nga drejtuesi i komanduar, Agron Kapllanaj. Ish-kreu i degës thotë se nuk e njeh komandimin e bërë nga Lulzim Basha. Ndërrimin e bravës së derës, ai e konsideron një veprim të turpshëm, ndërsa thekson se janë futur me kaçavida për ta ndërruar.

”Sot ka ardhur momenti që të denoncohet ky veprim i turpshëm dhe ofendues për të gjithë. Sekretari i degës dhe sekretari organizativ erdhën të kryenin disa veprime, për të marrë disa karta dhe gjendën dyert e mbyllura. Për këtë arsye u bë dhe denoncimi në polici. Nuk ka punë mirëkuptimi, dega vazhdon aktivitetin e vet.

PD nuk është aty ku janë zyrat, por aty ku janë njerëzit. Më 11 dhjetor do të ketë një pjesëmarrje të madhe delegatësh, është dëshira e vetë delegatëve e të gjithë anëtarëve që të jenë pjesë.

”Foltorja” që u bë e dyta ishte Fieri pas Tiranës dhe e patë se çfarë pjesëmarrjeje kishte. Bashkërisht do t’ia dalim mbanë pasi unë nuk jam për ndarjen e PD-së. Kundërshtari ynë është Edi Rama. Mund t’i merrni edhe zotërinjtë në pyetje. Unë se njoh atë komandimin që ka bërë Basha, nuk e njoh”.

SHKARKO APP